Mitrovicë, 1 gusht, NOA – Zakonisht janë gratë ato që kërkojnë mbrojtjen nga dhuna e burrave. Por një denoncim i ndryshëm nga zhvillimet e zakonshme është bërë dje në rajonin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë.
Një burrë, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia, ka kërkuar mbrojtjen e forcave të rendit pas dhunës sistematike fizike që ushtronte bashkëshortja e tij.
Çifti jetonte prej kohësh në rrugën “Kadri Bistrica” në qytetin e Mitrovicës. Pasi ka bërë hetimet e nevojshme dhe ka marrë dëshminë e burrit, policia ka vendosur të marrë në mbrojtje atë.
Ndërsa gruaja është arrestuar nga policia dhe ndaj saj ka nisur hetimi për kërcënim ndaj burrit.
NOA