English

Dasma e vajzës së Klintonit, 500 të ftuar dhe 5 milionë dollarë shpenzime

Hudson, (SHBA), 1 gusht, NOA - Ceremonia e dasmës së Çelsia Klinton, vajzës së ish-çiftit presidencial të SHBA-ve me bankierin e ri Mark Mezvinsky ka qenë një spektakël i veçantë. Interesi i medias ka qenë i denjë për një martesë hollivudiane.

Është organizuar një festë e madhe në Rhinebeck afër Hudson në Nju Jork. Përsa u përket shpenzimeve, shifra e parë që ka dalë në media varion nga 3 në 5 milionë dollarë dhe me rreth 5 mijë të ftuar.

Mes miqve që kanë uruar çiftin ka qenë Oprah Winfrey, Stiven Spielberg dhe Barbra Streisand.

Ndërsa një numër më i madh do të jenë politikan. Ceremonia është zhvilluar në masa të rrepta sigurie.

Në ceremoni ka qenë e pranishme ish-sekretarja e shtetit Madlenë Ollbrajt. Ndërsa është folur dhe për praninë e Presidentit Barak Obama.

Policia dhe shërbimet sekrete kanë marrë një sërë masash të rrepta duke ndaluar edhe fluturimet e avionëve në zonës përreth vendit ku zhvillohej festa.

Por policia ka pasur dhe jo pak probleme me mediat dhe me admiruesit e çiftit të ri. Rreth vilës ku është zhvilluar festa, veç të ftuarve kanë qenë me qindra njerëz që kanë ndjekur ceremoninë dhe kanë kërkuar të bëjnë foto me çifitin.

Por sigurisht jo të gjithë e kanë pasur mundësinë. Një pjesë janë kënaqur duke qenë spektator jashtë perimetrit të sigurisë së krijuar nga forcat e policisë.

NOA

KOMENTE