Athinë, 1 gusht, NOA - Greva e kamionistëve dhe e shoferëve të kamionëve me cisternat në Greqi ka humbur forcën në ditën e saj të gjashtë.
Kryetari i sindikatave Giorgos Tzortzatos tha se do të këshillojë përfundimin e përkohshëm të grevës, nëse qeveria në Athinë nuk gjen shoferë që të zëvendësojë grevistët.
Furnizimi me karburant i aeroporteve, spitaleve dhe centraleve elektrikë është rivendosur sërish me ndërhyrjen e policisë. Edhe në pikat e furnizimit me karburant gjendja është shtensionuar. Sipas të dhënave të industrisë greke të turizmit, greva ka shkaktuar rënie të ndjeshme të prenotimeve, kryesisht të atyre me afat të shkurtër. Restorantet kanë patur rënie 25 për qind të volumit të punës.
NOA