English

Filmi serb merr çmimin e parë në Sarajevë

Sarajevë, 1 gusht, NOA - Filmi serb “Tilva Ros” është vlerësuar si filmi më i mirë në Festivalin e Sarajevës. Aktori serb, Marko Todoroviç, morri çmimin si aktori më i mirë.

Festivali i Sarajevës është ngjarja më e madhe kinematografike në Ballkan dhe ai zhvilloi këtë vit edicionin e 16-të tij.

Filmi “Tivla Ros” është i gjinisë dramatike. Ai është drejtuar nga regjisori Nikolla Lezaic dhe pasqyron historinë e dy të rinjve që jetojnë në një prej qyteteve afër minierave në Serbinë lindore që në tranzicionin e gjithë vendit nuk ka më të ardhme.

Në historinë e festivalit janë shfaqur rreth 200 filma, që prej vitit 1995 kur nisi dhe edicioni i parë i festivalit.

Ky eveniment për kohën u quajt një akt rezistence i artistëve ndaj luftës mes boshnjakëve dhe serbëve.

Këtë vit, fitues i çmimit “Oskar”, Morgan Freeman ishte i ftuar nderi në festival.

NOA

KOMENTE