English

Franca I Shpreh Solidaritet Pakistanit Për Situatën E Rëndë Të Përmbytjeve

PARIS, 1 gusht /ATSH-AFP/ - Franca i shprehu sot solidaritetin Pakistanit, i prekur shumë rëndë nga përmbytjet e paprecedent, ndërkohë që presidenti pakistanez pritet nesër në Paris për një vizitë zyrtare dyditore. Më tepër se 1100 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të paprecedent në zona të ndryshme të provincës Khyber Pakhtunkhwa dhe rajone veriperëndimore të Pakistanit, të cilat kanë prekur mbi 1.5 milion persona, kanë shkaktuar rrëshkitje të dherave, sipas deklaratave të pak orëve të Ministrisë lokale të Informacionit. Pak më parë zyrtarë nga ministra deklaronin mundësitë për epidemi si pasojë e situatës së rëndë dhe kushteve për përhapje infeksionesh, duke cilësuar gjendjen aktuale ''prag katastrofe humanitare''. "Me shumë dhimbje mora njoftimin për bilancin tragjik të përmbytjeve që kanë përfshirë veriperëndimin e Pakistanit", deklaroi ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, një ditë para një takimi të parashikuar mes presidentit francez, Nicolas Sarkozy dhe homologut të tij pakistanez, Asif Ali Zardari./ /i.p/
KOMENTE