English

Gjenevë - Hyn Në Fuqi Konventa E Armëve Dhe Municioneve

GJENEVË, 1 gusht /ATSH-AFP/ - Konventa që ndalon armët dhe municionet hyri sot në fuqi dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe OJQ-ve që luftojnë kundër këtyre armëve shpresojnë që konventa do të forcojë fuqitë e mëdha ushtarake të heqin dorë nga përdorimi i tyre. Konventa do të miratohet gjashtë muaj pas ratifikimit nga më shumë se 30 vende të traktatit të hartuar në dhjetor 2008 në Oslo dhe nënshkruar sot nga 107 shtete. Teksti ndalon përdorimin, prodhimin, magazinimin dhe transferimin e kësaj kategorie të armëve. Për sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, kjo konventë është ''një arritje e madhe" sipas tij për të shpëtuar botën nga këto armë të urryera. "Kjo është një arritje e madhe përsa i përket çarmatimit botëror dhe kalendarit humanitar dhe do të na ndihmojë të luftojmë kundër pasigurisë ekstreme dhe vuajtjes të shkaktuar nga këto armë të tmerrshme'', shtoi ai./ /ec/
KOMENTE