Afganistan, 1 gusht, NOA - Holanda ka përfunduar sot zyrtarisht misionin ushtarak në Afganistan.
Kreu i ushtrisë holandeze, gjenerali Peter van Uhm vlerësoi rolin e 1950 ushtarëve të vendit të tij për kontributin e dhënë për paqen në Afganistan.
Gjatë misionit ushtarak katër vjeçar 24 ushtarë holandezë kanë humbur jetën.
Ushtarët holandezë do të zëvendësohen nga ata amerikanë e australianë.
Javën e kaluar talibanët kanë vlerësuar tërheqjen e trupave holandeze nga Afganistani.
Ndërkohë që aleanca është duke bërë ofensivën më të madhe në këtë shtet për të eliminuar talenabanët dhe për të vendosur demokracinë në vend.
NOA