English

Hyn në fuqi konventa kundër bombave dispersive

Bruksel, 1 gusht, NOA - Ka hyrë sot në fuqi konventa ndërkombëtare kundër bombave dispersive. Marrëveshja është nënshkruar nga 108 vende dhe është ratifikuar nga 38 shtete. SHBA, Rusia dhe Kina nuk janë bërë anëtare të konventës.

Megjithatë edhe këto vende, nuk mund ti shpëtojnë izolimit në botë të bombave dispersive, thotë Paul Vermeulen nga Handicap International:

“Një konventë si kjo stigmatizon një lloj arme dhe kjo ka fuqi të madhe. Ne kemi vënë re se të gjitha vendet kanë ndryshuar qëndrimin e tyre. Amerikanët kanë njoftuar se do të shkatërrojnë rezervat që kanë, megjithëse nuk e kanë nënshkruar konventën. Dhe do të zëvendësojnë bombat dispersive me armë të tjera, që nuk kanë të njëjtin funksion”, tha ai.

Konventa parashikon ndalimin e gjithanshëm të përdorimit të municioneve dispersive, që janë shumë të rrezikshme për civilët. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle e cilësoi konventën gur themeltar në përpjekjet për çarmatim.

NOA/DV

KOMENTE