English

Iran, tre amerikanë hetohen si spiunë

Teheran, 1 gusht, NOA - Tre alpinistët amerikanë, të arrestuar prej një viti në Iran, po hetohen për aktivitete që mund të kenë dëmtuar sigurinë kombëtare.

“Veprimet e mundshme dhe synimet e tre të arrestuarve po hetohen nga autoritetet kompetente”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

Presidenti Obama ka kërkuar të premten lirimin e menjëhershëm të tre amerikanëve, pasi siç theksoi presidenti amerikan “ata nuk kanë kryer asnjë krim”.

NOA/RFE

KOMENTE