Palestinë, 1 gusht, NOA - Aeroplanët izraelitë kanë sulmuar tunelet nëntokësore në Rripin e Gazës, pas sulmit me raketa në territorin izraelit. Raketat kanë shkaktuar dëme materiale, por jo viktima në njerëz.
Burimet mjekësore palestineze flasin për një të plagosur.
Tunelet në Rripin e Gazës lidhin këtë territor me Egjiptin dhe përdoren për të trafikuar mallra, por dhe armë.
NOA