English

Kabul, afganët protestojnë kundër NATO-s për vrasjen e 53 civilëve

Kabul, 1 gusht, NOA – Me thirrjet “Vdekje Amerikës”, 200 afganë kanë protestuar sot kundër NATO-s, për 53 civilët e vrarë pak ditë më parë në Jug të Afganistanit.

Bazuar në një hetim të ndërmarrë nga Këshilli Afgan i Sigurisë Kombëtare, rezultoi se të 53 civilët, mes tyre gra dhe fëmijë kishin gjetur vdekjen më 23 korrik, nga një raketë e NATO-s.

Por, forcat shumëkombëshe të NATO-s, e kanë hedhur poshtë këtë pretendim të afganëve, duke thënë se nuk ka dëshmi që të provojnë se vrasjet janë kryer nga NATO.

Zëdhënësi i NATO-s, gjenerali Jozef Blotz tha se hetimet nuk kanë nxjerrë në dritë asnjë dëshmi që të provojë këtë akuzë.

Blotz pranoi, se në 23 korrik, në fshatin Halmand, në jug të Kabulit, në ka pasur një përleshje mes trupave të koalicionit dhe kryengritësve.

Sipas tij në këtë përleshje u vranë tetë vetë, nga kryengritësit dhe se në mesin e të vrarëve mund të ishin “një deri në tre civilë”.

Gjatë protestës të 200 afganët thërrisnin “Vdekje Amerikës”, duke mbajtur në duar fotot e fëmijëve, të cilët sipas afganëve, u vranë në 23 korrik në rajonin e Helmandit.

mit/NOA
KOMENTE