English

Kakavije: Mbi 4 Mijë Emigrantë Shqiptarë Kanë Hyrë Përmes Kakavijes

KAKAVIJE, 1 Gusht/ATSH-Telnis Skuqi/ - Mbi 4 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë hyrë gjatë 12 orëve të fundit përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijes. Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit për qarkun e Gjirokastrës, bëri të ditur sot për ATSH-në, se fluksi i madh i emigrantëve që vijnë për pushime e verës në vendin tonë u shfaq mëngjesin e sotëm, ndërsa në mesditë situata u normalizua plotësisht. "Krijimi I një infrastrukture elektronike, kontrolli i dokumentave për një shtetas kryhet brenda 30 sekondave", thanë burime zyrtare, duke theksuar se fluksi i emigrantëve pritet të rritet në ditët e ardhshme. Të njëjtat burime pohuan se gjatë ardhjes së emigrantëve nuk është shënuar asnjë incident. Në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë dy pika vendkalime kufitare, ajo e Kakavijës, që ndodhet rreth 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në drejtim të jugut dhe "Tre Urat", që ndodhet rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit, në drejtim të perëndimit. Ndërsa pika kufitare e Sopikut, që ndodhet rreth 50 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës në komunën e Pogonit, funksionon vetëm për këmbësorët. /f.n/
KOMENTE