English

Kanalet e Amstardamit, UNESCO i shpall pasuri të trashëgimisë botërore

Brazilia, 1 gusht, NOA – 15 objekte mes të cilave edhe kanalet e Amsterdamit, i janë shtuar listës së monumenteve, që UNESCO i ka shpallur pasuri të trashëgimisë botërore.

Mes pasurive të reja të trashëgimisë botërore, të publikuara në faqen zyrtare, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën janë pazaret historike të Tabrizit në Iran dhe At – Turaif në Arabinë Saudite, kalatë në Albi të Francës, zona e thellë pyjore e Sri Lankës, krahina perandorake Thang Lung në Anoi të Vietnamit, monumenti arkeologjik në Sazram të Taxhikistanit si dhe vendi i quajtur Bikni, në ishujt Marshall, ku për herë të parë amerikanët kryen prova bërthamore.

Këshilli i UNESCO-s e mori këtë vendim në mbledhjen e tij të radhës, që po mbahet në kryeqytetin Brazilia të Brazilit.

Shtimi i këtyre monumenteve e çon në 904, listën e objekteve të shpallur nga kjo organizatë, si pasuri e trashëgimisë botërore.

Reagim ka ngjallur vendimi i kësaj organizate për të nxjerrë nga lista e trashëgimisë botërore ishujt Galapagos në Ekuador.

mit/NOA

KOMENTE