English

Kosovë, Deçan, qytetarët kërkojnë lirimin e shpejtë të Haradinaj

Deçan, 1 gusht, NOA – Ashtu siç kishin paralajmëruar drejtues të AAK-së, sot qindra qytetarë kanë mbështetur protestën e AAK-së për lirimin e liderit të AAK-së, dhe ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga paraburgimi në Hagë.

Protestuesit janë tubuar në fshatin Gllogjan të Deçanit dhe nën moton “U bo boll! Na duhesh më shumë se kurrës”, manifestuesit i kanë shprehur mirënjohjen për liderin e AAK-së, atit të Ramushit, Hilmi Haradinaj.

Sipas policisë tubimi ka vijuar i qetë dhe pa incidente.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u thirr në Hagë, vetëm një ditë para dhënies së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, pra më 21 korrik.

Gjykata e Hagës ka rinisur gjykimin e pjesshëm të Ramush Haradinaj dhe të akuzuarëve të tjerë, katër vite pas lirimit të tij nga burgu s ii pafajshëm.

Ishte Gykata e shkallës se pare që id ha lirinë liderit të AAK-së, duke e çliruar nga të gjitha akuzat për krime lufte.

Por, Gjykata e Apelit e ka rikthyer çështjen duke rikthyer edhe njëherë Haradinaj në Hagë, me akuzat për vrasje dhe përdhunime të civilëve gjatë luftës në Kosovë.

mit/NOA
KOMENTE