English

Lajme Shkurt Nga Rrethet- Kronika

Elbasan, ndalohet 57 vjeçari i dënuar me 6 vjet burg për "mashtrim" Policia e Elbasanit ndaloi sot një 57 vjeçar, të dënuar me 6 vjet heqje lirie për veprën penale të "mashtrimit". Zëdhënësja e drejtorisë së Policisë së Qarkut, Valbona Begu, bëri të ditur për mediat se "shtetasi Haki Abazi, 57 vjeç, me banim në Fushë Krujë, u ndalua në vendin e quajtur "Ura e Lizës" në Elbasan". Sipas policisë, Abazi është dënuar një vit më parë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me 6 vjet burg për veprën penale të "mashtrimit", pasi në kohë të ndryshme ka mashtruar disa shtetas, duke u marrë para dhe sende të ndryshme me vlerë./m.s/ Kakavijë, ndalohet një person i dënuar për vjedhje Një person i shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes u ndalua sot nga Policia kufitare e Kakavijës, 30 km larg Gjirokastrës. Burime nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit për Qarkun e Gjirokastrës bënë të ditur për ATSH-në, se "Tauland Ereqi, 19 vjeç, lindur dhe banues në Fier, ishte dënuar 6 muaj më parë nga Gjykata e Vlorës me 5 muaj heqje lirie për 'vjedhje në bashkëpunim'". Sipas policisë, Ereqi kishte grabitur, në bashkëpunim me një bashkëmoshatarin e tij, tashmë të dënuar, në banesën e shtetasit D.E, nga Vlora, mbi 30 mijë euro. Gjatë vitit të kaluar Drejtoria e Policisë e Qarkut të Gjirokastrës ka ndaluar 40 persona të shpallur në kërkim, prej të cilëve 30 në kufirin Shqipëri-Greqi./t.s/ /k.s/
KOMENTE