English

Makina përplaset me shtyllën elektrike, një i vdekur

Prishtinë, 1 gusht, NOA – Përplasja me makinë ka qenë fatale për një person nga Prishtina. Aksidenti ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Mramor afër Prishtinës. Sipas policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur si pasojë e tejkalimit të normës së shpejtësisë.

Makina ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë elektrike. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i ulur në vendin e parë kanë pësuar dëmtime serioze. Policia ka bërë të mundur transportimin e tyre në spital. Por si pasojë e plagëve të marra pasagjeri ka humbur jetën.

Policia e Kosovës njofton se drejtuesi i mjetit është arrestuar.

NOA

KOMENTE