Pakistan - Arrin Në Mbi 1100 Viktima Bilanci I Përmbytjeve Në Vend
ISLAMABAD, 1 gusht /ATSH-AFP/ - Më tepër se 1100 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të paprecedent në rajonet veriperëndmore të Pakistanit të cilat kanë prekur mbi 1.5 milion persona, njoftuan pak orë më parë disa nga Ministria e Informacionit.
"Më tepër se një mijë e një qind persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në zona të ndryshme të provincës Khyber Pakhtunkhwa, në veriperëndim të vendit, nga të cilat janë prekur mbi 1.5 milion persona'', deklaroi për AFP-në ministri i Informacionit i provincës, Mian Iftikhar Hussain.
Një tjetër zyrtar i shërbimeve të ndërhyrjes së shpejtë dhe ekipeve të shpëtimit në provincë konfirmoi bilancin./
/i.p/