Pakistan, 1 gusht, NOA - Zyrtarët pakistanezë thonë se afro 800 vetë kanë vdekur nga vërshimet, që e kanë përfshirë veriun e këtij vendi.
Një zyrtar lokal në provincën Khyber Pakhtunkhwa, u tha sot reporterëve në Peshavar, se vetëm në këtë rajon 150 vetë konsiderohen të zhdukur.
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se afro një milion njerëz janë prekur nga vërshimet në pjesën veriore të Pakistanit.
Komisioni Evropian sot ka njoftuar se i ka dhënë 30 milionë euro ndihma humanitare për Pakistanin, përfshirë edhe ata që janë goditur nga vërshimet.
NOA