Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
PRISHTINË, 1 Gusht /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
GREQIA NDËRMJETËSON DIALOGUN PRISHTINË-BEOGRAD - Prishtina merr ofertën e Greqisë për të filluar dialogun me Beogradin - Zyrtarët grekë konsiderojnë se kryeministri i tyre, George Papandreou, mund të ketë sukses në nxitjen e një dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Autoritetet në Kosovë pranojnë të bashkëpunojnë me Serbinë, por jo edhe të bisedojnë me këtë shtet për çështje të brendshme. Ata i vënë linja të kuqe edhe çfarëdo bisede që prejudikon "statusin e veçantë" të pjesës veriore të vendit
Tituj të tjerë:
-"Çdo thirrje për negociata për statusin, thirrje për destabilitet" (Deklaron ministri Hyseni)
-Me kërkesë të Rusisë, KS diskuton për Kosovën më 3 gusht
-Shpresat e Serbisë në votimin e parë të Asamblesë së Përgjithshme
-Kërkesë që edhe Lugina të përfshihet në bisedime
-Përsëritet konkursi i këngës për Nënë Terezën
-Dasam e Chelsea Clintonit "çmend" amerikanët
-Një natë me tri përjetime. (DokuFest në Prizren)
"Express"
DHURATË GREKE - Greqia është mes pesë shteteve të BE-së që nuk e njeh Kosovën. Por, kjo nuk e ka penguar që të mendojë për ndërmjetësim mes Kosovës dhe Serbisë. Pa sqaruar llojin e negociatave, ofertën greke në Prishtinë e solli diplomati Dimitris Droutsas. Liderët kosovarë shfaqën indiferencë për dhuratën greke. Ata presin njohje nga Athina.
Tituj të tjerë:
-Dyshimet e Sllavishes - Dikur vetë i dyshuar dhe i shkarkuar për afera korruptive, Sllavisha Petkoviç, ish-ministër për Kthim, i bën thirrje EULEX-it dhe Prokurorisë Speciale që të hetojë pasurinë dhe pozitat që mban Sllobodan Petroviç, anëtar i Kryesisë së Kuvendit dhe rival i tij politik.
-Festa e Filmit - Për një javë rresht në kinematë e Prizrenit do të shfaqen 150 filma të përzgjedhur nga 1300 sa kishin aplikuar në Festival. (DokuFest)
- Po bëhemi më sovranë
-Koment - Pse s'flasim më për motin?
"Bota Sot"
MBI MOHUESIT E LIRISË PËR SHQIPTARËT - Thirrja për vazhdimin e robësirë shqiptarëve, për të mos ua kthyer lirinë, është një vullnet sadist, shkatërrimtar
Tituj të tjerë:
-Kosova të bëjë një rezolutë të përbashkët shqiptare - Projektrezoluta e BE-së afirmon qëndrimet neutrale ndaj Pavarësisë
-Kuvendi ka ndërruar rolin me qeverinë, kjo s'i bindet - Një gjashtëmujor i dështuar
-Nuk ka dialog me Serbinë për çështje të brendshme - Ka ardhur momenti që Greqia ta njohë Republikën e Kosovës
-Me patentën e vjetër të "dykuptimësive", BE-ja nuk po heq dorë nga Kosova
-Mbi 5 milionë shqiptarë do të pajisen me shtetësi shqiptare?
"Zëri"
SHTETI I KOLONAVE - Lëvizja nëpër rrugët e Kosovës është bërë e padurueshme.
Tituj të tjerë:
-Athina e gatshme për ndërmjetësim
-A po hapen dyert e FIFA-s për Kosovën
-FSK nuk ndërtohet me kallashnikov
-Analizë - Kaosi kosovar
-Ekonomi - Lufta për mbijetesë
-Koordinim me Francën dhe Italinë
"Kosova Sot"
800 DOSJE BARTEN NË KATËR PROKURORITË RAJONALE? - Sirtarët e Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë plot lëndë
Tituj të tjerë:
-Droutsas: Mund ta ndihmojmë dialogun
-KS-ja diskuton për Kosovën më 3 gusht
-Editoriali - Kthimi nga realiteti
/f.n/