Budapest, 1 gusht NOA - Piloti i Red Bull, Mark Ueber është fituesi i garës së 12-të të Formula 1, që u zhvillua në Hungari.
Australiani e përfundoi garën në 1 orë 41minuta 5 sekonda e 571 të qindat e sekondave, duke lënë në vendin e dytë spanjollin, Fernando Alonso të Ferarrit.
Kjo fitore, e katërta e tij për këtë vit, e ngjit Ueber në krye të klasifikimit për renditjen e pilotëve.
E para renditet edhe skuadra e Red Bullit pas kësaj gare, me 40 pikë të grumbulluara. Kampioni i botës në fuqi, Xheison Baton e mbylli garën në vendin e 8-të, ndërsa piloti tjetër i Red Bull, gjermani Sebastian Fetel u rendit i treti edhe pse e nisi garën në pole position.
I katërti u rendit Felipe Masa me Ferarrin.
Pas tij e mbylli garën piloti i Reno, Vitali Petrof, ndërsa i gjashti u rendit piloti gjerman i BMË, Niko Hulkemberg.
Maikell Shumaker e mbylli garën e Budapestit pa pike.
mit/NOA