English

Rusi - Tre Policë Të Vrarë Nga Dy Sulme Rebele Në Kaukaz

MOSKË, 1 gusht /ATSH-AFP/ - Tre oficerë policie mbetën të vdekur nga dy sulme të veçanta rebele në Çeçeni dhe Dagestan, dy republika të paqëndrueshme të Kaukazit rus, njoftoi sot agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass. Disa persona të armatosur hapën zjarr sot kundër një patrulle të policisë në afërsi të Groznit, kryeqyteti i Çeçenisë, ku mbetën të vdekur dy oficerë, sipas një zëdhënëseje të Ministrisë së Brendshme lokale, e cila citohej nga agjencia. Po ashtu, një oficer policie në Dagestan mbeti i vrarë pas një sulmi rebel në banesën e tij në Makaçkala, deklaroi një zyrtar i forcave lokale të rendit, që citohej nga Itar-Tass./ /i.p/
KOMENTE