English

Rusi, trefishohet sipërfaqja e prekur nga zjarret

Rusi, 1 gusht, NOA - Zjarret në Rusi po vazhdojnë të përhapen me shpejtësi, në veçanti në lindjen e largët ruse.

Gjatë 24 orëve të fundit është trefishuar sipërfaqja e prekur nga zjarret. Mbi 238 mijë zjarrfikës po luftojnë kundër zjarreve, të shkaktuara nga temperaturat e larta.

Kryeministri rus ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të hënën.

Nga zjarri që ka përfshirë pyjet në pjesën qëndrore të Rusisë 15 persona, mes të cilëve tre zjarrfikës, kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë detyruar të braktisin vendbanimet. Temperaturat e larta, të pazakonta për Rusinë, kanë shkaktuar zjarre në zonat pyjore.

Kryeministri Vladimir Putin ka udhëtuar në rajonin e Nizhni Novogorodit, ku së paku 540 shtëpi janë djegur nga zjarri.

Putini premtoi se qeveria do të ndërtojë banesa të reja për 500 banorët e një prej fshatrave më të goditura, kurse pjesa tjetër e banorëve në zonat e dëmtuara nga zjarri do të marrë një shpërblim në vlerën e 6600 dollarëve për person.

NOA/RFE

KOMENTE