English

Rusi - Zjarri Shkatërron 100 000 Hektarë Pyje Me Pisha Në Lindjen E Largët

MOSKË, 1 gusht /ATSH-AFP/ - Zjarret që kanë shkatërruar pyjet në Rusi dhe kanë shkaktuar të paktën 25 të vdekur janë përhapur dhe në rajonin e Lindjes së Largët ku kanë shkatërruar rreth 100 000 hektarë pyje me pisha, njoftuan sot shërbimet pyjore rajonale. Të paktën 25 persona kanë humbur jetën nga zjarret që kanë përfshirë pyjet në Rusi. Pjesa perëndimore e Rusisë është përfshirë që prej një muaji nga një mot i nxehtë i paprecedentë, me temperatura që ditët e fundit kanë arritur deri në 40 gradë Celcius. Situata është përkeqësuar për shkak të erërave që kanë dhjetëfishuar shpejtësinë e përhapjes së zjarreve dhe presidenti Dmitri Medvedev i bëri thirrje ushtrisë për të luftuar kundër zjarreve./ /ec/
KOMENTE