Uashington, 1 gusht, NOA - Dy kompani farmaceutike që prodhojnë vaksinën kundër gripit kanë filluar furnizimin e tregut amerikan me vaksinën në fjalë. Shtetet e Bashkuara fillojnë më herët se vendet e tjera vaksinimin kundër gripit.
Kompanitë farmaceutike kanë shënuar humbje lidhur me prodhimin e vaksinës kundër gripit të derrave, pasi një numër i kufizuar njerëzish pranuan të vaksinoheshin.
NOA