English

Tatuazhet me mbishkrime, ata ç’ka zgjedhin vipat

Romë, 1 gusht 2010, Ira kalaja/NOA - Në përgjithësi tatuazhet me mbishkrime në gjuhën angleze dhe latine duket se janë më të preferueshmet për vipat.

Francesco Facchinetti në krahun e tij ka një tatuazh me mbishkrimin: “I believe in my dream” (Unë besoj në ëndrrën time).

“Ç’ka më shqetëson mua, më shkatërron” është fraza më e përdorshme në gjuhë të ndryshme zgjedhur nga bukuroshet Angjelin Zholi, Laura Chiatti e Melita Toniolo. Gjithashtu një tjetër tatuazh interesant me mbishkrimin “Know your rights” (Njih të drejtat e tua) gjendet përsëri te bukuroshja Angjelin Zholi .

Lindsay Lohan, mban tatuazhin me mbishkrimin: “Stars, all we ask for is our right to twinkle” (O yje, ju kërkojmë vetëm të ndriçoni) Ndërsa bukuroshja Ashley Tisdale në shpinë ka tatuazhin me mbishkrimin: “Believe” (Besoj)

Elisabetta Canalis në krahun e djathë mban fjalët: “Pain is love”, si dhe frazën e çuditshme: “Together Alone” (Së bashku vetëm).

KOMENTE