English

Tragjedi në Rrogozhinë, vret vëllain nga pakujdesia

Rrogozhinë, 1 gusht, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin Rrogozhinës. Dashnor Proshka ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij Pëllumb Proshka.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se, nga rrethanat paraprake të ngjarjes, mendohet se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes Proshka kur një prej vëllezër ka qenë duke pastruar armën, një automatik Kallashnikov.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e 39 vjeçarit Dashnor Proshit. Ndërkohë që vëllai që u vra nga pakujdesia ishte i moshës 34 vjeç.

NOA

KOMENTE