English

Turqi, kurdët vrasin katër civilë

Turqi, 1 gusht, NOA - Katër civilë kanë humbur jetën kur makina ka kaluar mbi një minë, që besohet se është vënë nga militantët kurdë. Incidenti tragjik ndodhi në juglindje të Turqisë.

Rebelët kurdë, që kërkojnë autonomi, i kanë shtuar sulmet që nga muaji qershor, derisa kanë bërë thirrje për bisedime.

Udhëheqësit e separatistëve kurdë në Turqi kanë deklaruar se luftëtarët e guerriles kurde do të çarmatosen nëse Ankaraja përmbush disa kushte.

Udhëheqësi i Partisë Punëtore të Kurdistanit, Murat Karailjan, ka thënë për mediat disa ditë më parë se do të dorëzonin armët nëse Turqia binte dakord për armëpushim, do të ndërpriste sulmet ndaj civilëve kurdë dhe t’i jepte fund arrestimeve të politikanëve kurdë në lindje të Turqisë.

Marrëveshja sipas kreut aktual të PPK-së duhet të mbikqyret nga Kombet e Bashkuara.

Karailjan theksoi se nëse kërkesat e tyre injoroheshin nga Turqia, ata mund të ishin të detyruar të shpallnin pavarësinë.

PPK-ja cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Rreth 45 mijë njerëz janë vrarë si pasojë e konfliktit kurdo-turk në 26 vitet e fundi

NOA/FRE

KOMENTE