Vlorë, 1 gusht, NOA – Me vetëvrasje, një 36 vjeçar nga qyteti i Vlorës, ka zgjedhur t’i japë fund jetës së tij.
Ngjarja e rëndë sipas burimeve për agjencinë NOA ka ndodhur në një lagje në qendër të Vlorës.
Viktima në fjalë, 36 vjeçari Artan Aliaj, është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas të dhënave 36 vjeçari vuante prej kohësh nga depresioni.
Banorë të pallatit thanë për agjencinë NOA se viktima kishte tentuar edhe herë të tjera t’i jepte fund jetës, por ishte shpëtuar nga të afërmit e tij.
mit/NOA