English

4-vjeçari qëllon mbi vogëlushen me pistoletë duke e lënë të vdekur

Një fëmijë 4 vjeçar ka qëlluar me pistoletë mbi vajzën 3 vjeçare të shoqes së babit të tij duke e lënë të vdekur.

Tragjedia ka ndodhur në Indianapolis, të SHBA-së, ku e ëma e viktimës, Fiona C. Lee u arrestua për braktisje të fëmijës dhe të posedimit të substancave narkotike. Policia ka gjetur në të vërtetë kokainë dhe marihuanë në shtëpinë e saj. Hetuesit janë ende duke u përpjekur për të gjetur babin 24 vjeçar, Curtis J. White Sr, së bashku me fëmijën e tij ku sipas policisë pasi ai ka shoqëruar vogëlushen që u nda nga jeta për në spitalin, ka humbur gjurmët së bashku me djalin e tij.

Sipas rindërtimit të historisë së hetuesve, gruaja ndodhej në katin e sipërm teksa po bënte një dush ndërsa dy fëmijët qëndronin së bashku duke luajtur në katin e poshtëm. Gjatë kësaj kohe djali 4 vjeçar ka gjetur një armë të kalibrit 0.45 (ku ende nuk është e qartë se kush është pronari), në tryezën e kuzhinës. Fëmija me shumë mundësi ka kujtuar se ajo ishte një lodër dhe e mori në zotërim atë

“Ai ja drejtoi vajzës në kokë, - tha Jeff Duhamell, një zëdhënës i policisë – dhe më pas tërhoqi këmbëzën”.

Vogëlushja u nda nga jeta disa orë më pas në spitalin që u transportua.

r.b/NOA

KOMENTE