English

Afganistan - Pesë Fëmijë Vriten Në Një Atentat Me Autobombë Në Jug

KANDAHAR, 2 gusht /ATSH-AFP/ - Të paktën pesë fëmijë gjetën vdekjen dhe një tjetër u plagos sot në një atentat kamikaz me autobombë që kishte si objektiv një zyrtar të provincës Kandahar, njoftuan AFP-në autoritetet lokale. Autobomba, një makinë e tipit Toyota Corolla, e bardhë, e drejtuar nga një kamikaz kishte në objektiv guvernatorin e distriktit Nand, një sektor që ndodhet në jug të provincës Kandahar, njoftuan autoritetet "Autobomba shpërtheu përpara arritjes së objektivit. Pesë fëmijë gjetën vdekjen dhe një tjetër u plagos", bëri të ditur selia e guvernatorit të provincës Kanahar. Disa minuta më pas, ndërkohë që në zonë po vinin skuadrat e shpëtimit, shpërtheu një bombë artizanale. Sipas burimeve pranë guvernatorit të provincës, bomba nuk ka shkaktuar viktima. Sipas guvernatorit të distriktit, një polic u plagos lehtë. Rebelimi i talebanëve është fuqizuar që prej katër vjetëve, duke zgjeruar fushën e veprimit pothuaj në të gjithë territorin e vendit, pavarësisht përforcimeve të vazhdueshme të trupave ndërkombëtare, sidomos amerikane. /I.Pu.
KOMENTE