Afrika E Jugut - Të Paktën 18 Të Vdekur Nga Zjarri Në Një Pension
JOHANESBURG, 2 gusht /ATSH-AFP/ - Një zjarr që ra në një azil pleqsh shkaktoi të paktën 18 të vdekur dhe tre të plagosur, njoftuan sot skuadrat afrikanojugore të shpëtimit.
Zëdhënësi i urgjencës, Chris Botha, shtoi se zjarri ra dje në mbrëmje në pensionin Pieter Wessels, në lagjen Nigel që ndodhet në lindje të Johanesburgut.
"Tetëmbëdhjetë persona gjetën vdekjen dhe 84 tëtjerë shpëtuan. Ndërtesa u përfshi nga flakët dhe personeli u mobilizua menjëherë për shpëtimin e personave të moshuar në ndërtesën që digjej", shtoi zëdhënësi.
Dhjetëra pensionistë patën probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit. "Dy persona kanë marrë plagë të rënda. Një tjetër është djegur në masën 40 për qind", shtoi Botha.
Kishat më të afërta strehuan disa pensionistë.
/I.Pu.