English

Alpinistët Kosovarë Arrijnë Në Kilimanxharo, Synojnë Mont Everest

PRISHTINË, 2 Gusht /ATSH-B.Jashari/.- Alpinistet kosovarë kanë arritur në majën më të lartë të Afrikës, në Kilimanxharo, në lartësinë prej 5895 metra, ndërsa synojnë majën më të lartë në botë, Mont Everest. Ky është suksesi i dytë i anëtarëve të Federatës së Alpinisteve të Kosovës, pas atij të arritur vitin e kaluar, kur ata pushtuan majën më të lartë në Evropë, Mont Blanc, me lartësi prej 4808 metra. Pas kthimit nga ekspedita e suksesshme në Afrikë, një delegacion i Federatës së Alpinisteve te Kosovës, i kryesuar nga Sadik Shporta, u prit sot nga zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi. Ai përgëzoi sportistët kosovarë për suksesin e arritur dhe theksoi përkushtimin e qeverisë së Republikës së Kosovës për të përkrahur dhe për të inkurajuar anëtarët e Federatës në realizimin e ekspeditave të ardhshme, me theks të posaçëm në pushtimin e majës më të lartë në botë, Mont Everest, me lartësi prej 8888 metra. "Pushtimi i këtyre lartësive është shenjë se në Kosovë ka sportistë të përkushtuar për të arritur rezultate kulmore në të gjitha disiplinat sportive dhe kjo do të ndikojë në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës", u shpreh zv/kryeministri Kuçi. /a.ke/
KOMENTE
  • Anizel21:17 - 19 Gusht 2010
    Hallall more çuna..Urime......
  • Anizel21:16 - 19 Gusht 2010
    hallall more çuna