Axhenda Ndërkombëtare 2 Gusht 2010
----------------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
------------------------------
JERUSALEM - Ndjekje e situatës pas goditjeve me raketa në Eilat në jug të Izraelit dhe Aqaba në Jordani ku janë plagosur katër persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.
MOSKË/VORONEJ - Kryeministri rus Vladimir Putin takohet në orën 10:00 me guvernatorët e rajoneve të prekura nga zjarret e paprecedentë që kanë shkaktuar deri tani 34 të vdekur dhe vazhdojnë të djegin mijëra hektarë.
PESHAWAR - Ndjekje e situatës së përmbytjeve të paprecedenta që kanë përfshirë veriperëndimin e Pakistanit dhe që, deri tani, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 1 100 personave, ndërkohë që mijëra të tjerë kanë mbetur të izoluar nga ujërat dhe të rrezikuar nga epidemitë.
NJU ORLINS - Ndjekje e luftës kundër shtresës së naftës në Gjirin e Meksikës ndërkohë që inxhinierët janë duke përfunduar një manovër të re për mbylljen e pusit shkaktar të katastrofës.
TË TJERA
--------------
PARIS - Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari, i cili ndodhet për vizitë në Francë deri më 5 gusht, takohet me homologun francez Nicolas Sarkozy duke filluar nga ora 17:00 në Elize.
JOHANESBURG - Drejtësia afrikanojugore rifillon debatet lidhur me dënimin që duhet t'i jepet ish-shefit të policisë dhe ish-presidentit të Interpolit, Jackie Selebi, i cili, në muajin korrik, është shpallur fajtor për korrupsion.
/I.Pu.