English

Depresioni mbyt në lumë një grua 46-vjeçare

Shijak, 2 Gusht, NOA – E zhgënjyer nga martesa, së cilës i kishte dhënë fund me divorc dhe nën trysninë e një depresioni nervor të vazhdueshëm, një grua 46-vjeçare duket se ka qenë e pafuqishme për t’u bërë dot ballë dhe ka zgjedhur rrugën e vetëvrasjes për të shpëtuar nga mundimet.

Fjala është për një grua 46-vjeçare me emrin A.Driza, banuese në fshatin Shtrazë të Shijakut, e cila siç bëhet me dije nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, është gjetur e mbytur në liqenin e këtij fshati.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa për viktimën thuhet se është me gjendje civile të divorcuar dhe se vuante nga depresioni nervor.

Madje, ekipi hetimor sapo e ka identifikuar viktimën, ka deklaruar se ajo e kishte tentuar edhe më parë vetëvrasjen, falë verifikimeve që iu bënë procedimeve dhe të dhënave të saj të mëparshme penale.

Ndërkaq, lidhur me këtë ngjarje, u kryen të gjitha veprimet e para hetimore nga të cilat rezultoi se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, pasi gruaja vuante nga depresioni dhe po vazhdon puna për saktësimin e rrethanave të tjera të ngjarjes.

Kurse materialet proceduriale iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE