SHIKONI FOTOT
Durrës, 2 Gusht 2010 NOA – Policia e Durrësit ka publikuar sot të gjitha fotot e dhjetë personave më të kërkuar për krime të ndryshme, kryesisht vrasje, persona të cilët deri sot nuk ka arritur dot t’i shtjerë në dorë.
Drejtori i Policisë së Durrësit, Drejtues Aleks Hajdari, i tha sot agjencisë NOA se po bëhen përpjekje për të kapur dhjetë më të kërkuarit e dënuar nga gjykata durrsake dhe të tjera si dhe persona për të cilët ende s’ka vendim gjykate.
“Duke falënderuar komunitetin për mbështetjen e vazhdueshme që i jep strukturave të Policisë, i ftojmë qytetarët të kontribuojnë me informacione të vlefshme mbi vendndodhjen e këtyre personave”, - deklaroi z.Hajdari.
Hajdari tha se për çdo informacion me vlerë si në drejtim të kapjes së personave të kërkuar, ashtu dhe për të informuar mbi një krim, apo për të kërkuar ndihmën e Policisë në rast nevoje, mund kontaktoni shërbimet e policisë përmes numrave telefonikë pa pagesë 129, 126 ose 052 2 222 66.
Z. Hajdari siguroi se “Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës garanton të gjithë qytetarët se do të ruhet anonimati për informacionet e dhëna prej tyre”.
r.n/NOA