English

Ekon: Ossh, Remonte Në Disa Linja Të Reja Në Zona Te Ndryshme Ne Vend

TIRANE, 2 Gusht/ATSH/.- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka nisur sot remonte në disa linja të reja në vend, ku përfshihen disa zona në Tiranë, në jugperëndim dhe në veri të vendit, me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve. Burime zyrtare nga OSSH bënë të ditur sot për ATSH-në se "remontet, të cilat do të vazhdojnë deri në datën 6 gusht, po kryhen me qëllim mirëmbajtjen e linjave, të cilat për shkak të amortizimit të paktën një herë në vit duhen stakuar për t'u riparuar". Sipas burimeve, një nga linjat që do të përfshihet nga remonti është Tiranë-Mëzez-Valias, ku nga ora 09:00 -16:00 do të ketë mungesë të energjisë elektrike në Mëzez, Valias, Kashar, Tapizë e Laknas. Gjithashtu, mësohet se ndërprerje të energjisë do të ketë edhe në Kavajë, Rrogozhinë, Përrenjas dhe zonat përreth, në Rubik, Kaçinar, Bashkia Vau i Dejës, Krahës, Qesarakë në Tepelenë, rrethi i Skraparit, Lushnja, një pjesë e fshatrave, komunat Hysgjokaj, Mërtish dhe Selenicë në Vlorë. Mësohet se OSSH do të vazhdojë edhe më vonë remonte në linja të tjera në vend, për t'u bërë gati për stinën e dimrit./k.s/
KOMENTE