English

Familja amerikane jeton në një barkë për 7 vjet

SHBA, 2 gusht, NOA - Një çift amerikan, burri psikolog 50 vjeç dhe gruaja e tij infermiere 48 vjeç , vendosi në vitin 2003 se "për të mirën e familjes" ishte e përshtatshme të priste të gjitha lidhjet me jetën e përditshme. Kështu ata kanë shitur të gjitha sendet e tyre (duke përfshirë edhe dy shtëpi), kanë ngarkuar tre fëmijët të tyre, 15, 11 dhe 8 vjeç në “Vida Nueva", një varkë me vela 13 metra, dhe u nisën për një udhëtim i cili zgjati shtatë vjet.

Sipas Washington Post, në vitin 2003 Tom Crafton, atëherë 43 vjeç, në marrëveshje të përsosur me Kathleen, gruan e tij ka vendosur të largohej nga puna e tij si psikolog në Anchorage, Alaskë. Kështu ata vendosën se gjëja më e mirë për të ruajtur ekzistencën e tyre dhe të tre fëmijëve të bënin një gjiro nëpër botë në një barkë me vela. Pas marrjes së miratimit të fëmijëve (entuziaste më shumë ka qenë 15 vjeçarja Jena) ata u nisën për një udhëtim që zgjati shtatë vjet.

“Fëmijët kanë humbur miq dhe nuk kanë shkuar në shkollë, por durim- ka thënë Tom Crafton - Ata e dinë shkrim e këndim në mënyrë të përkryer dhe në këto vite kanë parë e mësuar gjëra që kurrë nuk do ti dinin. Ata janë njerëz të lumtur në botë. Të ishte për mua unë do të kisha vazhduar udhëtimin".

Familja është ndalur për një vit në një port të Zelandës së Re, kanë prekur Polinezinë franceze, ishujt Solo, Papua, Fixhi. Ata kanë jetuar duke peshkuar, dhe kur dilnin tokë janë përpjekur të "jetojnë si vendasit".

“Tani jam kthyer në Maryland. Pse? Sepse janë rritur djemtë, e për të rifilluar jetën duhet të njohin atdheun e tyre", ka thënë gruaja.

a.e.NOA

KOMENTE