English

Familja prej 7 vitesh jetonte në një varkë me vela

Një familje nga Maryland, ka hequr dorë nga gjithçka dhe kjo për të jetuar dhe lundruar në një varkë me vela. Çifti, Tom dhe Kathleen Crafton, së bashku me tre fëmijët, shitën pronën e dy shtëpive të tyre, lanë punën dhe blenë një varkë me vela, 13 metra të gjatë. Në një periudhë kohore prej shtatë vitesh ata kanë udhëtuar rreth botës tri herë, por tashmë që fëmijët e çiftit janë rritur, familja Crafton ka vendosur të kthehet në shtëpi për t’u lejuar atyre të vendosin për jetën e tyre. Tom, një psikolog 50 vjeçar dhe Kathleen një infermiere 48 vjeçare, kanë vendosur në vitin 2003 se ishte e përshtatshme për të mirën e familjes që të ndërpritnin të gjitha lidhjet me jetën e përditshme.

Duhet thënë se krahas prindërve dhe fëmijët, Jena, 15 vjeç, Laena, 11 vjeç dhe Ben, 8 vjeç, ishin tepër entuziast në lidhje me këtë udhëtim dhe mënyrë të ndryshme jetese.

Megjithëse fëmijët e tyre duhet thënë se kanë humbur miqtë dhe nuk kanë ndjekur shkollën, Tom Crafton, ka pohuar se ata janë në gjendje të shkruajnë dhe të lexojnë dhe madje, dinë diçka më shumë nga të tjerët në lidhje me këtë stil jetese që kanë ndjekur.

Tashmë ata u ndalën në një port në Zelandën e Re, frëngjisht Polinezi, ku kanë kaluar në Polinezinë franceze, në Galapagos, në ishujt Solomon, Papua dhe Fixhi. Ata jetonin nëpërmjet peshkimit dhe ku arritën në tokë ata u përpoqën të jetojë si vendasit.

“U rikthyem sërish pasi mosha e fëmijëve tashmë ka ndryshuar dhe ata duhet të vendosin vetë se çfarë do të kërkojnë në jetën e tyre” - tha nëna Kathleen.

r.b/NOA

KOMENTE