English

Fier, kapen me drogë dhe kartëmonedha false, prangosen katër të rinj nga Tirana

Fier, 2 gusht, NOA – Përdornin kartëmonedha false për të paguar shërbime të ndryshme, por bien në prangat e policisë së Fierit, katër të rinj.

Burime nga sektori kundër krimit financiar në policinë e Fierit, thanë për agjencinë NOA se sot rreth orës, 11.00 para mesditës, u arrestuan në flagrancë 21 vjeçari Ani Ibrahimi; 22 vjeçari Erjon Braho; 23 vjeçari Ledio Kambo; dhe 22 vjeçari Drini Skuka, që të katër banues në Tiranë dhe të padënuar më parë.

Sikundër bëjnë të ditur burimet, katër të rinjtë u ndaluan u arrestuan, pasi mbrëmë, rreth orës 22.30, pasi kishin ndaluar në një pikë furnizimi me karburant afër vendit të quajtur "Pushimi i shoferit", që ndodhet në rrugën nacionale Fier-Lushnje, katër të arrestuarit që udhëtonin me automjetin tip benz me targë TR 1282 N, kanë ndaluar dhe kanë tentuar të furnizojnë me karburant automjetin duke vënë në përdorim kartmonedha euro, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Pas konstatimit të punëtorit të kësaj pike karburanti, katër të rinjtë janë larguar me shpejtësi nga pika e karburantit, dhe rreth orës 24.00 të mesnatës janë ndaluar nga policia e Durrësit.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në makinën me të cilën udhëtonin të rinjtë, u gjetën 9 porcione të ndara në qese plastmasi, të cilat dyshohen si lëndë narkotike e llojit Kokainë, 3.6 gram; një me peshë 0.95 g e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva; 6 copë kartmonedha euro të prerjes 50, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Katër të arrestuarit akuzohen për falsifikim të kartëmonedhave dhe mbajtje dhe prodhim lëndësh narkotike.

Ata do të gjykohen më tej nga prokuroria e Lushnjës.

mit/NOA
KOMENTE