Shkup, 2 Gusht, NOA – Çështja e Maqedonisë akoma nuk është mbyllur deri në fund, së paku jo në mendimet e individëve të caktuar të cilët kanë fuqi ta bllokojnë dhe shantazhojnë dhe se duhet të mbetemi të kujdesshëm në atë plan.
Kështu u shpreh sot kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, gjatë fjalimit të tij në Krushevë, me rastin e festës së Ilindenit. "Por, shton Gruevski, edhe ai detyrim i imponuar nga jashtë, nga njëri nga fqinjët tanë, detyrim se duhet të merremi me sfida për të cilat besojmë se moti janë tejkaluar, nuk do të na largojnë nga prioritetet tona strategjike për anëtarësim në BE, NATO, as nga aktivitetet për modernizim të përgjithshëm të cilin ne duhet ta bëjmë, për qytetarët tanë, që populli ynë të ketë jetë më të mirë, më të sigurt, më të pasur dhe më cilësor", tha Gruevski, duke premtuar se me tempo jo të ngadalësuar vazhdon lufta për qëllimet strategjike.
Ndërkaq, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov tha se duhet ta pranojë ekzistencë e maqedonasve. Ai gjithashtu ftoi vendet anëtare të NATO-s që ta pranojnë Maqedoninë në aleancën ushtarake.
"Maqedonia dhe maqedonasit me realitet në Ballkan dhe pjesë e Evropës drejt së cilës natyrisht takojnë dhe e jetojnë idenë për Evropë të bashkuar si hapësirë e hapur e demokracisë dhe respektim i të drejtave të njeriut, dhe ku secili do ta bartë identitetin e vet. Për këtë apeloj që Greqia të pranojë se ne ekzistojmë dhe do të ekzistojmë si fqinjë dhe miq të tyre të sinqertë", deklaroi Ivanov.
NOA-INA