Himalaje, 2 Gusht, NOA – Një tunel në çatinë e botës, për të rimarrë terrenin e humbur. Ky është projekti i fundit i hartuar për të forcuar kontrollin e Indisë në territorin e maleve Himalaje, duke e bërë kështu më pak të vështirë jetën e qytetarëve të këtyre zonave.
Kjo është një tunel i cili duhet të kalojë të kalojë ultësirën Himalayan në kufirin në mes Kinës dhe Tibetit, i gjatë 8.8 kilometra, duke u bërë tuneli më i gjatë në Indi.
Punimet rreth tij sapo kanë filluar dhe duhet të përfundojë në vitin 2015 me një shpenzim total prej 246 milionë eurosh.
Ky tunel mësohet gjithashtu se do të kalojë nga mali më i lartë i pakalueshëm në botë, Highuay duke u lidhur me krahinën në kufirin verior të Himachal Pradeshit dhe gjithashtu, do kalojë më pas në Rohtang.
Megjithatë, për gjashtë muaj të vitit ky seksion është tërësisht i mbuluar me borë dhe kjo nuk duket e realizueshme.
Çdo vit, dhjetëra njerëz vdesin duke u përpjekur të kalojnë Himalajet, emri i të cilave në gjuhën tibetiane është tamam “grumbull i kufomave”.
Sipas ekspertëve, tuneli do të reduktojë distancën ndërmjet qyteteve të Manalit dhe Keylongut, 60 kilometra larg, të cilët për gjashtë muaj në vit janë të bllokuar nga bora.
n.e/NOA