English

Hyseni në OKB: Të ndryshohet rezoluta 1244

Nju Jork, 2 Gusht, NOA – Zëvendësimi i rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën është kërkesa që ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i ka drejtuar sot në Nju Jork, sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun gjatë një takimi të përbashkët.

Hyseni ka kërkuar ka shpjeguar se kjo kërkesë mbështetet në ndryshimin rrënjësor të rrethanave pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Dhe siç njofton ministria e Jashtme e Kosovës, Ban Ki Mun, lidhur me këtë çështje ka deklaruar se zëvendësimi i rezolutës është çështje e Këshillit të Sigurimit.

Duke theksuar në fund se qëllim final i Kosovës është anëtarësimi me të drejta të plota si një vend i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Hyseni tha se kjo kërkesë e Kosovës duhet të merret parasysh.

n.e/NOA

KOMENTE