Iran - Ahmadinexhad: I Gatshëm Për Dialog 'Kokë Më Kokë' Me Obamën
TEHERAN, 2 gusht /ATSH-AFP/ - Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinexhad propozoi sot një dialog "kokë më kokë" dhe ''të hapur'' me presidentin amerikan, Barack Obama për të biseduar lidhur me ''çështjet botërore", gjatë një fjalimi të publikuar nga televizioni shtetëror iranian.
"Në shtator do të vizitoj Nju Jorkun, ku do të jem i pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Jam i gatshëm të zhvillojë një takim me Obamën, ''ballë përballë dhe si burri burrit'' për të diskutuar lirisht lidhur me çështjet botërore para të gjithë mediave, që të mund të arrihet zgjidhja më e mirë e mundshme", deklaroi Ahmadinexhad në fjalimin e tij./
/i.p/