English

Kërkohej nga policia, kapet i dënuari me 6 vite burg

Durrës, 2 Gusht, NOA – Një person i dënuar me 6 vite burg nga gjykata, por që ende i lirë, është mundësuar të kapet nga forcat e policisë së Durrësit.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, i ndaluari quhet Haki Abazi, 57-vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë.

Ndalimi i tij u bë për arsye se gjykata e Tiranës, me vendimin penal të datës 13.05.2010 e ka dënuar këtë person me 2 vjet burg për veprën penale të “Mashtrimit”, sikundër edhe ajo e Korçës me 6 vite burg po për të njëjtën vepër penale.

Ndërsa prokuroria e Lushnjës në datën 02.04.2010 ka nxjerre ndaj tij një urdhër-ndalimi për këtë person, sikundër të njëjtën gjë ka bërë edhe komisariati i policisë së Krujës.

Materialet proceduriale rreth këtij personi iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Tiranës, Korçës dhe Lushnjës.

n.e/NOA

KOMENTE