Kosova Pret Vleresim Dhe Prezantim Te Progresit Te Saj Ne Keshillin E Sigurimit
- Kryeministri i Kosovës deklaron një ditë përpara mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së -
PRISHTINË, 2 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Kryeministri Hashim Thaçi tha sot se në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, "do të vlerësohet dhe do prezantohet progresi i arritur në Kosovë, si dhe shteti i Kosovës në mënyrë dinjitoze".
Ai u shpreh optimist se pas opinonit të GJND-së për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, "procesi do të ecë vetëm përpara dhe do të ketë njohje të reja të sigurta".
"Procesi i pavarësisë së Kosovës, i konsolidimit dhe i njohjeve, do të njohe një fuqizim të ri gjithëndërkombëtar", theksoi kryeministri Thaçi.
Media kosovare njofton se me iniciativë të Rusisë, të martën do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, e para e këtij lloji që kur GJND paraqiti mendimin këshilldhënës për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. /a.ke/