English

Kosove - Sejdiu-Bentler: Kfor, I Perkushtuar Per Mjedis Te Qete E Te Sigurt Per Te Gjithe

Ë PRISHTINË, 2 Gusht /ATSH-B.Jashari/.- KFOR-i mbetet i përkushtuar për një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, tha sot komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler, i pritur nga Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu. Në këtë takim, sipas njoftimit nga Zyra e shtypit e Presidencës, Presidenti Sejdiu me gjeneralin Bentler bisedoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë të institucioneve të Republikës së Kosovës me të gjitha kontigjentet e KFOR-it. Edhe në këtë takim, Presidenti Sejdiu çmoi punën e jashtëzakonshme që ka bërë KFOR-i në Kosovë, si dhe kontributin e drejpërdrejt që po japin ekspertët e KFOR-it për ngritjen dhe profesionalizimin e FSK-së. /a.ke/
KOMENTE