Prishtinë, 2 gusht, NOA – Në pritje të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, nesër, e para pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pro Kosovës, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se është i bindur që gjatë kësaj periudhë e në vijim do të rritet numri i njohjeve të shtetësisë së Kosovës.
“Procesi do të ecë vetëm përpara dhe do të ketë njohje të sigurta. Pra, procesi i pavarësisë së Kosovës, ai i konsolidimit dhe i njohjeve, do të njohë një fuqizim të ri gjithë ndërkombëtar”, deklaroi kryeministri i Kosovës, pas takimit, me përfaqësuesit e Shoqatave të krjuara nga lufta e UÇK-së.
“Kosova do të prezantohet në mënyrë dinjitoze nga ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni dhe partnerët ndërkombëtarë, theksoi kryeministri i Kosovës, duke iu referuar mbledhjes së nesërme të Këshillit të Sigurimit.
Në këtë kontekst Thaçi u shpreh i sigurt se gjithçka po shkon si duhet, përkah njohjeve të reja dhe forcimit të shtetit të Kosovës.
Nesë, mbahet në Nju Jork, mbledhja e këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, një mbledhje e kërkuar nga Rusia, si kryesuese e radhës e KS-së.
mit/NOA