English

Kulturë - Unesco Përfshin 15 Zona Të Tjera Në Trashëgiminë Kulturore Botërore

E PARIS, 2 gusht /ATSH-MIA/ - Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) njoftoi se në listën e trashëgimisë kulturore botërore ka futur edhe 15 zona të reja duke e çuar kështu në 904 numrin e zonave të mbrojtura në të gjithë botën. Ndërmjet zonave të reja janë qyteti i peshkopëve Albi, në Francën jugore, rajoni me kanale në Amsterdam, i ndërtuar nga fundi i shekullit XVI, kalaja perandorake Tang Long në Hanoi, përmendoret historike në Defeng, Kinë, lokaliteti arkeologjik Sarazm në Taxhikistan, baza historike në Tabriz, Iran, kryeqyteti i parë i dinastisë Saud, At-Turaif u ad Diriahu në Arabinë Saudite e tjerë. Dyqind e katër zona në listën e UNESCO-s llogariten si unike dhe janë me interes të madh për njerëzimin./ a.jor.
KOMENTE