English

Lezhë, dyshohen për disa vjedhje, në pranga dy të rinj, i treti në kërkim

Lezhë, 2 gusht, NOA – Dyshohet se kanë vjedhur qendrën shëndetësore të fshatit Kallmet në Lezhë, arrestohem dy të rinj nga ky fshat, në kërkim një i tretë.

Burime nga policia e qarkut të Lezhës, thanë sot për agjencinë NOA se dje pasdite, janë vënë në pranga 20 vjeçari Emiljan Pjetri, dhe 15 vjeçari me iniciale O.M., të dy bashkëfshatarë në Kallmet të Lezhës.

Sipas burimeve mësohet se dy të arrestuarit në bashkëpunim edhe me një person të trtë, një 16 vjeçar të cilit i jepen vetëm inicialet R.E., më datën 20 korrik, dyshohet se kanë vjedhur Qendrën Shëndetësore të fshatit Kallmet të rrethit të Lezhës.

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim 16 vjeçarin me iniciale R. E. Dhe po punohet për kapjen e tij.

Mbi tre të rinjtë rëndojnë edhe akuza të tjera si akuza e vjedhjes e më pas shkatërrimit me zjarrvënie i automjetit të një shtetasi me banim në fshatin Kallmet; apo ajo e vjedhjes së banesës së një tjetër banori në Kallmet, i cili është emigrant në Itali. Rezultojnë se në banesën e këtij emigranti janë vjedhur disa pajisje elektroshtepiake, si lavariçe e markës Ariston, televizor 21 polësh i markës rodstar, i cili është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pas kontrollit të ushtruar në banesën e njërit prej të ndaluarve.

Sipas hetimeve mbi të rinjtë Emiljan Pjetri, shtetasit me iniciale O. M. dhe atij në kërkim R.E., rëndon akuza e vjedhjes në bashkëpunim, për të cilën do të ndiqen penalisht nga prokuroria e qarkut të Lezhës.

mit/NOA
KOMENTE