English

Lezhe: Mbytet Ne Lumin Mat Nje 25-Vjecar Nga Italia

LEZHË, 2 Gusht/ATSH-G. Marku/- Një shtetas italian 25- vjeçar është mbytur sot mbasdite në ujrat e lumit Mat. Burime zyrtare ne Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë thanë për ATSH-në se, "ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Skuraj të rrethit Kurbin, në afërsi të tunelit të rrugës, ku është mbytur duke u larë në lum shtetasi italian, Andrea Antonio Ruatola, banues në qytetin Cicea Contello". Sipas të njëtave burime, ky shtetas ka qënë në shoqërinë e një grupi miqsh bashkëkombas të tij dhe shtetas shqiptarë, të cilët kishin organizuar një piknik. Nga të dhënat paraprake, si dhe nga dëshmite në vendngjarje, mendohet se mbytja ka qënë aksidentale. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.ke/
KOMENTE